WE ARE DRONE EXPERTS

Në momentin kur droni ngrihet në ajër, ju jeni tashmë pjesmarrës aktiv në hapësirën ajrore dhe automatikisht përgjegjës për çdo rrezik dhe çdo dëm që mund të shkaktohet nga paaftësia dhe pakujdesia juaj

Për Albadron

Albadron, Akademia e Droneve, është një nga kompanitë e para inovative e angazhuar në Shqipëri në sektorin e droneve. Albadron, ofron ekspertizën e saj në fushën juridiko-ligjore në fushën e aviacionit civil dhe veçanërisht në atë të sistemeve UAS (Unmanned Aircraft Systems).

Elementi bazë për operimin profesional të droneve janë rregulloret përkatëse. Albadron ofron konsulencë dhe trajnim për të gjithë operatorët e interesuar për tu njohur me këto rregullore dhe të gjitha tematikat e lidhura me to.

Fusha e përdorimit të droneve në sektorin civil është tejet komplekse dhe kërkon njohuri dhe përvojë të thellë për të siguruar një operim të sigurtë. Albadron është e dedikuar të transmetojë këtë koncept për të gjithë ata që janë të interesuar të përdorin dronet sipas rregullave. 

Për misione komplekse dhe biznese specifike, Albadron ofron konsulencë për çdo rast të veçantë dhe mundëson hartimin e masave që duhen marë në përputhje me specifikat ligjore për të evituar çdo problem përpara, gjatë dhe pas mbarimit të misionit. 

Vizioni i Albadron është të sensibilizojë publikun, amatorët dhe profesionistët e droneve, politikën, grupet e interesit, sistemin arsimor që të krijohet një opinion pozitiv për dronet dhe përfitimin e ekonomisë nga përdorimin i tyre. 

Çfarë ofron Albadron

Njohuri mbi ligjet dhe rregulloret

Si çdo mjet, qoftë tokësor, lundrues apo fluturues, vihet në përdorim vetëm brenda kuadrit ligjor në fuqi. Por, pa një njohuri të thellë të ligjeve dhe rregulloreve, zbatimi i tyre mbetet i cunguar dhe pasojat mund të jenë shumë të mëdha në rast se mungojnë njohuritë përkatëse. Edhe në rastin e operimit të droneve, është e domosdoshme njohja në detaje e rregulloreve përkatëse. Transmetimi i këtyre njohurive është një nga shtyllat kryesore e trajnimit që Albadron ju ofron

Aspekte teknike

Dronet dhe të gjitha UAS (sistemet e fluturimit pa pilot), janë mjete relativisht të reja dhe njohuritë teknike janë të rëndësishme për të kuptuar dhe menaxhuar përdorimin e tyre. Të bazuara kryesisht në tekonlogjitë më moderne softuerike, operimi i droneve kërkon që të kuptohen të gjitha elementet që janë pjesë e sistemit. Mungesa e këtyre njohurive e bën të pamundur manovrimin e dronit. Albadron ofron në programin e saj module të veçanta mbi tekonlogjinë e droneve si pjesë e ofertës së saj

Operimi i droneve

Vënia në përdorim dhe fluturimi profesional i të gjitha mjeteve fluturuese, por në veçanti i droneve, është një detyrë komplekse dhe kërkon krahas njohurive përkatëse teorike në të gjitha fushat që lidhen me operimin e sistemeve UAS edhe një kohë të konsiderueshme praktike njohurive në terren. Kurset e trajnimit për dronet që ne ofrojmë, marin parasysh të gjitha aspektet e menaxhimit të droneve në situata të ndryshme

 

Për më shumë detaje lidhur me kurset

K L I K O

Shërbime Konsulence

ALBADRON ËSHTË KOMPANI E SPECIALIZUAR EDHE NË FUSHËN E KONSULENCËS MBI OPERIMIN E DRONEVE, LEJEVE TË FLUTURIMIT, MISIONET, DHE TEKNOLOGJINË

Rruga "Milan Shuflaj",
Nd. 8, kati 7, Ap. 27
1060 Tiranë
SHQIPËRI
Tel: 00355 69 3816233

© 2021 - 2023 Albadron