Ligjet dhe Rregulloret në Shqipëri

Rregulloret specifike që lidhen  me sistemet UAS në Shqipëri janë aprovuar në vitin 2022, respektivisht në muajt qershor dhe gusht me vendimet përkatëse. Këto rregullore janë pjesë e Kodin Ajror të Republikës së Shqipërisë

Rregullorja 114

Me urdhërin Nr. 114, datë 6.6.2022, është miratuar “Rregullorja për Sistemet e Avionëve pa Pilot dhe Operatorët e Sistemeve të Avionëve pa Pilot.

Kjo rregullore, reflekton në parim rregulloren Nr. 2019/945 e BE-së, të hartuar nga EASA.

Për më shumë, lexoni rregulloren e plotë, kliko butonin poshtë

Rregullorja 143

Me urdhërin Nr. 143, datë 18.7.2022, është miratuar “Rregullorja mbi Rregullat dhe Procedurat për Operimin e Avionëve pa Pilot.

Kjo rregullore, reflekton në parim rregulloren Nr. 2019/947 e BE-së, të hartuar nga EASA

Për më shumë, lexoni rregulloren e plotë, klik  butonin poshtë

Rregulloret e BE-së

Rregullorja 2019/945

Kjo rregullore e deleguar e Komisionit Evropian, përcakton rregullat për prodhimin dhe çertifikimin e sistemeve UAS (dronet) kur këto do të operojnë në kategoritë e përcaktuara në rregulloren 2019/947 si dhe parametra shtesë për identifikimin nga largësia të tyre të përcaktuara në detaje në rregulloret 2021/664, 665, 666.
Gjithashtu kjo rregullore parashtron rregullat në rastet e operatorëve që nuk janë nga vende anëtar të BE-së

Rregullorja 2019/947

Rregullorja 2019/947 e detyrueshme të implementohet ashtu siç është nga vëndet anëtare të BE-së  përcakton rregullat e operimit të sistemeve UAS (droneve)
Kjo rregullore përcakton qartë të gjitha rastet standarte dhe të veçanta të operimint të droneve si dhe rregullat që duhet të mbahen parasysh nga personat që do përdorin dronet për qëllime biznesi.
Në këtë rregullore jepen edhe udhëzime përkatëse për mënyrat e trajnimit dhe marjes së njohurive për tu çertifikuar sipas kategorive përkatëse.

Rregullorja 2021/664, 665, 666

Rregullorja 2021/664, 665, 666 është e kombinuar me rregulloren 2019/945 ku parashikohen modalitetet dhe parametrat për integrimin e sistemeve UAS në hapësirën ajrore. Tematikat janë: Siguria (664), Integrimi në hapësirën ajrore (665) dhe Identifkimi i droneve (666). Këtu futen kërkesat teknike për të mundësuar identifikimin e droneve në real time e quajtur Remote ID. Gjithashtu përcaktohen parametrat për strukturat e U-Space si dhe përdorimi i teknologjisë për evitimin e shkeljes së hapësirave ajrore të kufizuara

© 2021 - 2023 Albadron