IF YOU FAIL TO PREPARE, THEN PREPARE TO FAIL...

PSE JU DUHET TRAINIMI

Në përputhje me urdhërin Nr. 143, datë 18.7.2022, për Rregulloren “Rregullat dhe Procedurat për Operimin e Avionëve pa Pilot” të gjithë subjektet private dhe ato të biznesit që janë të interesuara të përdorin dronet, duhet të njihen me rregulloret dhe njohuri të tjera të domosdoshme për të kaluar provimet përkatëse sipas kategorive, për çertifikimin dhe regjistrimin.

Bazuar në kërkesat e rregullores, Albadron ofron kurse dhe trajnime specifike për të pregatitur të interesuarit për provimin dhe çertifikimin e nevojshëm

REGJISTROHU

Për të rezervuar ditën për kursin, plotëso Ju lutem këtë

FORMULAR

ose më kontaktoni nëpërmjet kërkesës online në fund të kësaj faqeje. 

Modalitetet e zhvillimit të kurseve

Çfarë?

Në përputhje me e urdhërin Nr. 143, datë 18.7.2022, për Rregulloren “Rregullat dhe Procedurat për Operimin e Avionëve pa Pilot” kurset do ofrojnë njohuritë e mëposhtme

  •  

Përmbajtja e Kurseve

Kurset janë konceptuar të zhvillohen në 2 ditë. Dita e parë do të përqëndrohet në aspektet teorike të fushën së aviacionit, të ligjeve dhe rregulloreve. Dita e dytë do të përfshijë tema të tjera teknike të lidhura me dronet dhe ushtrime praktike

Dita e Parë Teori

  • Njohuri të përgjithshme mbi fushën e aviacionit dhe droneve
  • Njohuri mbi institucionet e fushës së aviacionit civil
  • Njohuri mbi Kodin Ajror dhe mbi rregullat dhe klasifikimet e hapësirës ajrore
  • Njohuri mbi klasifikimin e droneve
  • Njohuri mbi rregulloret
  • Njohuri mbi fenomenet atmosferike dhe ndikimi i tyre
  • Njohuri mbi Telemetrinë
  • Menaxhimi i rreziqeve gjatë operimit të droneve

Dita e Dytë - Teori dhe Praktikë

  • Njohuri teknike të droneve
  • Elementë të rëndësishëm të sistemeve UAS
  • Komponentë të veçantë
  • Pregatitja përpara fluturimit. Rifreskim i rregullave
  • Ushtrime praktike 
  • Skenarë të veçantë për vlerësimin e rrezikshmërisë
  • RIfreskim i të gjithë temave të trajtuara në kurs
  • Pyetje & Përgjigje. Test
  • Shpërndarja e çertifikatave

Kur?

Kurset do të fillojnë sapo të aprovohen proçedurat përkatëse nga ana e Autoritetit të Aviacionit Civil

Ku?

Kurset do të mbahen në hapësirat e Institutit Harry Fulz

Rruga “Asim Vokshi”

Tiranë

Kursi i droneve që ofron Albadron bazohet dhe respekton rregulloret përkatëse të hartuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil. Këto kurse do të mundësojnë marrjen e njohurive të domosdoshme për të gjithë të interesuarit që duan të pajisen me liçencën e operimit nga Autoriteti i Aviacionit Civil, siç e parashikon rregullorja. 

Më poshtë do të gjeni një përmbledhje e kategorive të përcaktuara nga AAC-ja dhe një orientim paraprak për tu orientuar në përzgjedhjen e kursit.

KATEGORIA E HAPUR

Në përputhje me Aneksin A të Rregullores, klasifikimi i droneve në kategorinë e hapur detajohet në dispozitat e mëposhtme

UAS.OPEN.010 Parashikime të përgjithshme

Operimet klasifikohen si operime UAS në kategorinë ‘e hapur’ vetëm, kur plotësohen kërkesat e mëposhtme:

  1. a) UAS-ja i përket një prej klasave të përcaktuara në rregulloren e miratuar me urdhrin e përbashkët nr. 114, datë 6.6.2022, ose është ndërtuar privatisht ose plotëson kushtet e përcaktuara në nenin 20 të kësaj rregulloreje;
  2. b) avioni pa pilot ka një masë maksimale të ngritjes prej më pak se 25 kg;
  3. c) piloti që komandon në distancë siguron që avioni pa pilot të mbahet në një distancë të sigurt nga njerëzit dhe se nuk fluturohet mbi grumbullimet e njerëzve;
  4. d) piloti në distancë mban avionët pa pilot në (shikim) VLOS në çdo kohë, përveç kur fluturon në programin ‘më ndiq mua’ ose kur përdor një avion vëzhgues pa pilot, siç përcaktohet në pjesën A të aneksit;
  5. e) gjatë fluturimit avioni pa pilot mbahet brenda 120 metrave nga pika më e afërt e sipërfaqes së tokës, përveç kur fluturon mbi një pengesë, siç përcaktohet në pjesën A të aneksit;
  6. f) gjatë fluturimit, avioni pa pilot nuk mbart mallra të rrezikshme dhe nuk lëshon asnjë material.

 

Kategoria e operimeve ‘të hapura’ të UAS-së është e ndarë në tre nënkategori A1, A2 dhe A3, në bazë të kufizimeve operacionale, kërkesave për pilotin në distancë dhe kërkesave teknike për UAS

Nënkategoria A1

Nënkategoria A1 parashikon këto rregulla sipas rregullores Aneksi A – UAS.OPEN.020 

Disa nga rregullat që duhet të mbahen parasysh kur droni operon në nënkategorinë A1:

  • Ndalohet fluturimi mbi më shumë se 120 metra nga niveli i tokës
  • Ndalohet fluturimi mbi grumbullime njerëzish
  • Fluturim gjithmonë në VLOS(nën kontroll vizual të dronit)
  • Të mos transportojë mallra të rrezikshme siç përcaktohet në nenin 2. Pika 11
  • Të jetë i klasifikimin C0 (me peshë më të vogël se 250 g)  dhe C1 (me peshë në të vogël se 900 g)
  • …dhe kushte të tjera që janë përcaktuar në rregullore

Më shumë njohuri për këtë nënkategori do të ofrohen në kursin përkatës

Nënkategoria A3

Nënkategoria A3 parashikon këto rregulla sipas rregullores Aneksi A – UAS.OPEN.040 

Disa nga rregullat që duhet të mbahen parasysh kur droni operon në nënkategorinë A3:

  • Ndalohet fluturimi mbi më shumë se 120 metra nga niveli i tokës
  • Ndalohet fluturimi mbi grumbullime njerëzish
  • Fluturim gjithmonë në VLOS(nën kontroll vizual të dronit)
  • Të mos transportojë mallra të rrezikshme siç përcaktohet në nenin 2. Pika 11
  • Të jetë i klasifikimin C3 (me peshë më të vogël se 25 kg)  dhe C4 (me peshë në të vogël se 25 kg)
  • Të fluturojnë në një distancë jo më pak se 150 metra horizontale nga qëndrat e banuara, objekte, banesa, fabrik

Më shumë njohuri për këtë nënkategori do të ofrohen në kursin përkatës

Nënkategoria A2

Nënkategoria A2 parashikon këto rregulla sipas rregullores Aneksi A – UAS.OPEN.030 

Disa nga rregullat që duhet të mbahen parasysh kur droni operon në nënkategorinë A2:

  • Ndalohet fluturimi mbi më shumë se 120 metra nga niveli i tokës
  • Ndalohet fluturimi mbi grumbullime njerëzish
  • Fluturim gjithmonë në VLOS (nën kontroll vizual të dronit)
  • Të mos transportojë mallra të rrezikshme siç përcaktohet në nenin 2. Pika 11
  • Të jetë i klasifikimin C2 (me peshë më të vogël se 4 kg)
  • Të fluturojnë në një distancë jo më pak se 5 metra (kur droni ofron fluturim të ngadaltë) dhe 30 metra horizontale mbi/afër personave të papërfshirë

Më shumë njohuri për këtë nënkategori do të ofrohen në kursin përkatës

Kategoria Specifike

Kategoria Specifike parashikon një sërë rregullash dhe detyrimesh nga operatori i dronit. Dispozitat kryesore sipas rregullores 143 janë:

UAS.SPEC.010 Dispozitat e përgjithshme

Operatori UAS do t’i sigurojë AAC-së një vlerësim të rrezikut operacional për operimin e synuar në përputhje me nenin 11….

Për detaje dhe ofertën e konsulencës shikoni përshkrimin në faqen e konsulencës. Albadron ofron shërbime për përmbushjen e të gjitha kritereve për lejet dhe operimin në kategorinë specifike. Ndër to janë:

UAS.SPEC.020 Deklaratë Operacionale

UAS.SPEC.030 Aplikim për një autorizim operacional

UAS.SPEC.040 Lëshimi i një autorizimi operacional

UAS.SPEC.050 Përgjegjësitë e operatorit UAS

UAS.SPEC.060 Përgjegjësitë e pilotit në distancë

dhe specifika të tjera.

Copyright 2021 © Albadron. All Rights Reserved