Konsulenca

Konsulencë juridike

Operimi i droneve, veçanërisht atyre të klasifikuar në kategorinë “Specifike”, është një proçes i komplikuar dhe kërkon një angazhim të madh kohor dhe burime të specializuara. Kërkesat e vendosura nga Autoriteti i Aviacionit Civil të pasqyruara në rregulloret përkatëse kërkojnë njohuri të thella për të përmbushur të gjitha kriteret.

Albadron, me një eksperiencë disa vjeçare dhe me njohuritë më të fundit nga fusha e droneve Ju ofron të gjithë ekspertizën e nevojshme teknike the ligjore për të përmbushur të gjitha kërkesat për marjen e lejes së fluturimit me dronin tuaj 

Jemi në dispozicion për çdo pyetje apo diskutim për projektet tuaja. 

S O R A

Sipas Nenit 11 të Rregullores 143, operatorët e klasifikuar si kategori “specifike” për të marë lejen përkatëse duhet të përmbushin të gjitha kërkesat e parashtruara në këtë nen. Më poshtë një pamjen e disa kërkesave. 

Rregullat për kryerjen e një vlerësimi të riskut operacional 

  1. Një vlerësim i riskut operacional duhet të:
  2. përshkruajë karakteristikat e operimit të UAS-së;
  3. propozojë objektiva të përshtatshme të sigurisë teknike operacionale;
  4. identifikojë risqet e operimit në tokë dhe në ajër, duke marrë parasysh të gjitha sa më poshtë:
  5. përacktojë shkallën në të cilën palët e treta ose prona në tokë mund të rrezikohen nga aktiviteti;
  6. shpjegojë kompleksitetin, performancën dhe karakteristikat operacionale ku marrin pjesë avionët pa pilot;
  7. sqarojë qëllimin e fluturimit, llojin e UAS-së, mundësinë e përplasjes me avionët e tjerë dhe klasën e hapësirës ajrore të përdorur;

Albadron ju ofron sqarimet e nevojshme për këtë nen dhe nene të tjera të lidhura me të.

SORA (Specific Operation Risk Assessment) është një metodologji e hartuar nga JARUS, grup ekspertësh nga fusha e aviacionit e aprovuar nga EASA dhe e pranuar nga një numër i madh Autoritetesh të Aviacionit Civil. Edhe në rregulloren 143 të Autoritetit Shqiptar, përcaktohet qartë se çfarë masash duhen marë për të eleminuar dhe reduktuar në maksimim rrezikun që lidhet me operimin e dronit.

Kjo rregullore parashikon:

  1. Formulimin e një koncepti të operimit (ConOps) dhe hartimin e dokumentacionit përkatës për tja paraqitur AAC-së për aprovim. Ky koncept njihet mirë nga fusha e aviacionit(ConOps).
  2. Klasifikimin dhe perceptimin e rrezikut në tokë (GRC – Ground Risk Class). Në rastet e incidentëve me persona në rastet kur goditen me dron. Masat që duhen marë për të minimizuar këtë rrezik. P.sh. krijimi i zonave me rrezik të vogël, etj. 
  3. Masat që duhen marrë në rast rreziku në ajër (ARC – Air Risk Class). P.sh.rastet kur droni godet një mjet tjetër fluturues.
  4. Shpjegimi i një skenari standard (STS) siç përcaktohet nga AAC-ja
  5. Përgatitja e kërkesës për LUC (çertifikata e lehtë e operimit)

Këto masa, dhe kërkesa të tjera do të diskutohen me ekipin Tuaj dhe pilotët e caktuar për të kryer operacionet e fluturimit dhe sëbashku do të përgatiten të gjitha dokumentat e nevojshme për t’ju paraqitur AAC-së për aprovim

Konsulencë teknike

Përzgjedhja e dronit

Çdo sektor dhe biznes specifik kërkon edhe përzgjedhjen e duhur të teknologjisë që do të përdoret. Kjo aplikohet edhe në vendimin për blerjen e dronit.

Albadron ju ofron informacione të mjaftueshme për të marë një vendim të përshtatshëm për biznesin tuaj. Çështjet më të rëndësishme në përzgjedhjen e dronit janë: 

  • Lloji i misionit. P.sh. nëse do të përdoret për filmime dhe fotografi apo për inspektime
  • Payload. Shumë drone të kategorisë së ulët dhe mesatare kanë payload fikse. Por për drone më të sofistikuar payload mund të zëvëndësohet në varësi të misionit. P.sh. përdorimi i LIDAR për matje gjeodezike
  • Jetëgjatësia. Shumë drone që sot janë në treg, kanë arritur EoS (end of support) ose EoL (end of life). Kjo do të thotë se ka shumë gjasa që droni të mos ketë suport apo edhe pjesë rezervë pas një periudhe kohe

Liçencat dhe çertifikimet. Shumë drone do të duhet në të ardhmen që të jenë të pajisur me çertifikata specifike exporti të cilat mund të kërkohen nga autoriteti kompetent.

© 2021 - 2023 Albadron