Platforma e monitorimit të droneve

Projekti “Aplikacion dhe digjitalizim për menaxhimin e dronëve në hapësirën ajrore në kërkesë dhe përputhje me rregulloren mbi dronët” të mbështetur me një grant nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes tani është i publikuar në faqen e internetit të Albadron.
 
Kjo është faza e parë e një projekti kompleks dhe afatgjatë, i cili do të koordinohet me institucionet e tjera të përfshira në këtë fushë.
 
Në vijim të aprovimit të rregulloreve mbi regjistrimin dhe operimin e droneve nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe AAC (Autoriteti i Aviacionit Civil), projekti i realizuar nga #Albadron shënon një fazë të rëndësishme për sensibilizimin dhe përdorimin sipas ligjeve të hapësirës ajrore.
 
Ky projekt do të hapë perspektiva të reja edhe për startup-e dhe kompani shqiptare në fushën softuerike, aplikacioneve, algoritmeve, telekomunikacionit dhe Inteligjencës Artificiale. Kësisoj, krijohet ekosistemi i nevojshëm për një sektor me perspektivë edhe në Shqipëri.

Drone Day - Burrel

Drone Day e zhvilluar në 23 shtator 2022 me të rinjtë e shkollave në Burrel në kuadrin e fillimit të projektit për rehabilitimin e Qëndrës Kulturore dhe të Inovacionit.

Organizuar nga Bashkia e Qytetit nën kujdestarinë e Z. Agron Malaj

Çfarë duhet të dimë për dronet

Një intervistë me ekipin e RTSH1 si pjesë e programit informativ veror për aktivitete në Shqipëri. Ndër to edhe tema aktuale e droneve. 

Kursi veror për fëmijët

Nga data 20-30 qershor u organizua kursi i parë veror për dronet. 

Testimonials

Drone Day

Me datën 9 prill 2022 u organizua në bashkëpunim me Institutin&Kolegjin Harry Fultz, dita a droneve.  

Konferenca Përfundimtare në Tiranë

Me 16 Korrik 2022 zhvilloi punimet konferenca përfundimtare e programit SKEY ku u diskutuan temat e së ardhmes në fushën e sustainable aviation dhe kryesisht mundësitë e reja dhe projektet e mundshme në të ardhmen. U nënshkrua edhe Memorandumi i Bashkëpunimit midis Autoritetit të Aviacionit Civil dhe DTA

Konferenca e Dytë në Bari

Me 14 dhjetor 2021 u zhvillua konferenca e rradhës pjesë e programit SKEY (Strengthening Key aErospace technologY for smart transport monitoring systEms) në kuadrin e programit Interreg IPA CBC midis Rajonit të Puglias (Itali), Shqipërisë dhe Malit të Zi. 

DTA, partneri udhëheqës i programit, nën patronazhin e rrajonit të Puglias, dhe në bashkëpunim me universitetet e Barit, Salentos dhe kompani nga rrajoni organizuan workshopin dhe takime bilaterale midis kompanive shqiptare të përfshira në projekte inovative të fushë së aviacionit. Synimi kryesor ishte bashkëpunimi në fushat e transportit ajror veçanërisht të fushave të reja të UAM (Urban Air Mobility) dhe pregatitja e projekteve të mundshme në të ardhmen midis këtyre vendeve

Programi Interreg - Itali, Mali i Zi, Shqipëri

Konferenca e Parë në Tiranë

Me 19 korrik 2021 u zhvillua konferenca e rradhës pjesë e programit SKEY (Strengthening Key aErospace technologY for smart transport monitoring systEms) në kuadrin e programit Interreg IPA CBC midis Rajonit të Puglias (Itali), Shqipërisë dhe Malit të Zi

 

Copyright 2021 © Albadron. All