Në përputhje me urdhërin Nr. 143, datë 18.7.2022, për Rregulloren “Rregullat dhe Procedurat për Operimin e Avionëve pa Pilot” të gjithë subjektet private dhe ato të biznesit që janë të interesuara të përdorin dronet, duhet të njihen me rregulloret dhe njohuri të tjera të domosdoshme për të kaluar provimet përkatëse sipas kategorive, për çertifikimin dhe regjistrimin.
Bazuar në kërkesat e rregullores, Albadron ofron kurse dhe trajnime specifike për të pregatitur të interesuarit për provimin dhe çertifikimin e nevojshëm
Për të rezervuar ditën për kursin, plotëso Ju lutem këtë
ose më kontaktoni nëpërmjet kërkesës online në fund të kësaj faqeje.
Në përputhje me e urdhërin Nr. 143, datë 18.7.2022, për Rregulloren “Rregullat dhe Procedurat për Operimin e Avionëve pa Pilot” kurset do ofrojnë njohuritë e mëposhtme
Kurset janë konceptuar të zhvillohen në 2 ditë. Dita e parë do të përqëndrohet në aspektet teorike të fushën së aviacionit, të ligjeve dhe rregulloreve. Dita e dytë do të përfshijë tema të tjera teknike të lidhura me dronet dhe ushtrime praktike
Kurset do të fillojnë sapo të aprovohen proçedurat përkatëse nga ana e Autoritetit të Aviacionit Civil
Kurset do të mbahen në hapësirat e Institutit Harry Fulz
Rruga “Asim Vokshi”
Tiranë
Kursi i droneve që ofron Albadron bazohet dhe respekton rregulloret përkatëse të hartuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil. Këto kurse do të mundësojnë marrjen e njohurive të domosdoshme për të gjithë të interesuarit që duan të pajisen me liçencën e operimit nga Autoriteti i Aviacionit Civil, siç e parashikon rregullorja.
Më poshtë do të gjeni një përmbledhje e kategorive të përcaktuara nga AAC-ja dhe një orientim paraprak për tu orientuar në përzgjedhjen e kursit.
Në përputhje me Aneksin A të Rregullores, klasifikimi i droneve në kategorinë e hapur detajohet në dispozitat e mëposhtme.
UAS.OPEN.010 Parashikime të përgjithshme
Operimet klasifikohen si operime UAS në kategorinë ‘e hapur’ vetëm, kur plotësohen kërkesat e mëposhtme:
Kategoria e operimeve ‘të hapura’ të UAS-së është e ndarë në tre nënkategori A1, A2 dhe A3, në bazë të kufizimeve operacionale, kërkesave për pilotin në distancë dhe kërkesave teknike për UAS
Nënkategoria A1 parashikon këto rregulla sipas rregullores Aneksi A – UAS.OPEN.020
Disa nga rregullat që duhet të mbahen parasysh kur droni operon në nënkategorinë A1:
Më shumë njohuri për këtë nënkategori do të ofrohen në kursin përkatës
Nënkategoria A3 parashikon këto rregulla sipas rregullores Aneksi A – UAS.OPEN.040
Disa nga rregullat që duhet të mbahen parasysh kur droni operon në nënkategorinë A3:
Më shumë njohuri për këtë nënkategori do të ofrohen në kursin përkatës
Nënkategoria A2 parashikon këto rregulla sipas rregullores Aneksi A – UAS.OPEN.030
Disa nga rregullat që duhet të mbahen parasysh kur droni operon në nënkategorinë A2:
Më shumë njohuri për këtë nënkategori do të ofrohen në kursin përkatës
Kategoria Specifike parashikon një sërë rregullash dhe detyrimesh nga operatori i dronit. Dispozitat kryesore sipas rregullores 143 janë:
UAS.SPEC.010 Dispozitat e përgjithshme
Operatori UAS do t’i sigurojë AAC-së një vlerësim të rrezikut operacional për operimin e synuar në përputhje me nenin 11….
Për detaje dhe ofertën e konsulencës shikoni përshkrimin në faqen e konsulencës. Albadron ofron shërbime për përmbushjen e të gjitha kritereve për lejet dhe operimin në kategorinë specifike. Ndër to janë:
UAS.SPEC.020 Deklaratë Operacionale
UAS.SPEC.030 Aplikim për një autorizim operacional
UAS.SPEC.040 Lëshimi i një autorizimi operacional
UAS.SPEC.050 Përgjegjësitë e operatorit UAS
UAS.SPEC.060 Përgjegjësitë e pilotit në distancë
dhe specifika të tjera.