Operimi i droneve, veçanërisht atyre të klasifikuar në kategorinë “Specifike”, është një proçes i komplikuar dhe kërkon një angazhim të madh kohor dhe burime të specializuara. Kërkesat e vendosura nga Autoriteti i Aviacionit Civil të pasqyruara në rregulloret përkatëse kërkojnë njohuri të thella për të përmbushur të gjitha kriteret.
Albadron, me një eksperiencë disa vjeçare dhe me njohuritë më të fundit nga fusha e droneve Ju ofron të gjithë ekspertizën e nevojshme teknike the ligjore për të përmbushur të gjitha kërkesat për marjen e lejes së fluturimit me dronin tuaj
Jemi në dispozicion për çdo pyetje apo diskutim për projektet tuaja.
Sipas Nenit 11 të Rregullores 143, operatorët e klasifikuar si kategori “specifike” për të marë lejen përkatëse duhet të përmbushin të gjitha kërkesat e parashtruara në këtë nen. Më poshtë një pamjen e disa kërkesave.
Rregullat për kryerjen e një vlerësimi të riskut operacional
Albadron ju ofron sqarimet e nevojshme për këtë nen dhe nene të tjera të lidhura me të.
SORA (Specific Operation Risk Assessment) është një metodologji e hartuar nga JARUS, grup ekspertësh nga fusha e aviacionit e aprovuar nga EASA dhe e pranuar nga një numër i madh Autoritetesh të Aviacionit Civil. Edhe në rregulloren 143 të Autoritetit Shqiptar, përcaktohet qartë se çfarë masash duhen marë për të eleminuar dhe reduktuar në maksimim rrezikun që lidhet me operimin e dronit.
Kjo rregullore parashikon:
Këto masa, dhe kërkesa të tjera do të diskutohen me ekipin Tuaj dhe pilotët e caktuar për të kryer operacionet e fluturimit dhe sëbashku do të përgatiten të gjitha dokumentat e nevojshme për t’ju paraqitur AAC-së për aprovim
Çdo sektor dhe biznes specifik kërkon edhe përzgjedhjen e duhur të teknologjisë që do të përdoret. Kjo aplikohet edhe në vendimin për blerjen e dronit.
Albadron ju ofron informacione të mjaftueshme për të marë një vendim të përshtatshëm për biznesin tuaj. Çështjet më të rëndësishme në përzgjedhjen e dronit janë:
Liçencat dhe çertifikimet. Shumë drone do të duhet në të ardhmen që të jenë të pajisur me çertifikata specifike exporti të cilat mund të kërkohen nga autoriteti kompetent.