Albadron është aktiv edhe jashtë tregut shqiptar dhe bashkëpunon me disa nga kompanitë më të avancuara në fushën e sistemeve UAS. Këtu përshihen kompani që prodhojnë drone, platforma dhe aplikacione, konsulentë ligjorë dhe trajnerë të fushës së aviacionit. Gjithashtu përfshihen dhe kompani me portfolio specifike që ofrojnë zgjidhje DAA (Detect And Avoid) për sektorët e mbrojtjes dhe sigurisë.
Shoqata Shqiptare për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin – AFPRA, është një organizatë jo-fitimprurëse e krijuar me Vendimin Nr. 6638 datë18.02.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me dëshirën, vullnetin e përkushtimin e një grupi nismëtar me synimin e shtrirjes në të gjithë territorin të kapaciteteve profesionale të saj në fushën e MZSH-së. Paanësia jonë është thelbësore për besueshmërinë tonë si qendër e dijes. Ne nuk ndjekim interesa politikë, individualë apo jo, në funksion të qëllimit për të cilin jemi krijuar. AFPRA është anëtare e CFPA EUROPE (Konfederata e Shoqatave Evropiane të Mbrojtjes nga Zjarri).
Vectorbirds është një kompani gjermane e specializuar në prodhimin e sistemeve UAS për sektorë të ndryshëm. Këta sektorë përfshijnë përdorimin për inspektime, për forcat e rendit dhe për ministrinë e mbrojtjes. Me produktet made in Germany dhe e çertifikuar për vendet e NATOs, dronet e Vectorbirds përmbushin të gjitha kriteteret teknike the të sigurisë.
Albadron është partner ekskluziv i Vectorbirds dhe ofron konsulencë dhe trajnim për këto drone specifike
Për më shumë mbi Vectorbirds
UgCS, është një nga kompanitë profesionale në krijimin e platformave për automiatizimin e planifikimit të misioneve. Përdorimi i droneve me kamera speciale për misione të ndryshme kërkon edhe zgjidhjen e përshtatshme që të përgatiten dhe monitorohen këto misione. Për të gjitha misionet e sofistikuara qoftë fotogrametri, mbledhje të dhënash gjeodezike, misione për më shumë se dy drone në të njëjtën kohë, UgCS ka zgjidhjet e saj.
Albadron është distributor dhe shitës i produkteve të UgCS në territorin e Shqipërisë dhe në Ballkan. Për më shumë detaje dhe oferta, na kontaktoni
Për më shumë mbi UgCS
EuroUSC Italia është një nga kompanitë më të avancuara konsulente në fushën e aviacionit dhe veçanërisht atë të sistemeve UAS.
E kërkuar nga kompani prodhuese dronesh, kompani sigurimi, autoritete të aviacionit civil dhe operatorë.
E specializuar në aspektet rregullative dhe ato të standartizimeve
Për më shumë mbi EUROUSC Italia
Dedrone është një nga kompanitë më të specializuara në fushën e mbrojtjes ndaj droneve. Me zgjidhjet më të fundit, platformat e Dedrone mundësojnë zbulimi e droneve në hapësirën ajrore që mund të rrezikojnë institucione strategjike apo biznesin tuaj. Ndër klientët kryesorë të Dedrone janë aieroportet, portet, centralet termo-bërthamore, kompani dhe institucione strategjike.
Albadron është partneri strategjik për tregun e Ballkanit Perëndimor.
Për më shumë mbi Dedrone
Aircademy është një nga akademitë e çertifikuara në mësimdhënien në fushën e aviacionit. Në bashkëpunim me kompani të përzgjedhura në fushën e shkollava të pilotëve, Aircadamy ofron për shumë autoritete të aviacionit civil edhe platformat e provimit dhe çertifikimit për fushën e droneve. Partneriteti i Albadron me Aircademy është një bashkëpunim strategjik në përgatitjen e platformës së trajnimit dhe provimit të përshtatur për operatorët në Shqipëri
Për më shumë mbi Aircademi
HGSS është një nga organizatat më të specializuara në Kroaci e cila në bashkëpunim me shumë organizata dhe shoqata të tjera mer pjesë në misionet e shpëtimit dhe të monitorimit të emergjencave civile. HGSS është e specializuar në trajnimim e të gjithë operatorëve të droneve në rastet e misioneve të SAR
HGSS është partneri strategjik për Albadron dhe sëbashku ofrojnë module trajnimi për zjarrikset, AKMC-në dhe institucione të tjera të lidhura me fushën e mbrojtjes civile dhe monitorimit të katastrofave natyrore
Për më shumë mbi HGSS