Me ndihmën dhe në bashkëpunim me AFPRA (Shoqata Shqiptare për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin) organizuam trajnimin nr. 2 në hapësirat e reja të komandës së zjarrfikësve të Tiranës. Me përkrahjen e veçantë dhe organizimin profesional të kushte të trajnimint nga ana e Shefit të Sektorit Alban Laçi, në 25 Mars shkëmbyem eksperiencën tonë dhe Albadron ofroi njohuri më të thella lidhur me rregulloret mbi dronet dhe ushtrime praktike. Nga ky kurs përfituan edhe ekspertë nga institucione të tjera si Policia Bashkiake e Tiranës, Drejtoria e Pyjeve, Ndërhyrja e Shpejtë.
Në muajt që vijnë do të vazhdojmë me trajnime më specifike për të mundësuar përdorimin e droneve në mënyrë sa më profesionale dhe efikase për të lehtësuar misionet tejet të rrezikshme që bart profesioni i zjarrfikësit.
Me datën 7 Mars 2023, nënshkruhet marrëveshja e partneritetit midis AFPRA (Shoqata Shqiptare për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin). Ky bashkëpunim do të mundësojë shkëmbinin e eksperiencave në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe përdorimin e tekonlogjive të reja si ato të droneve. Albadron do të përkrahë me ekspertizë dhe trajnime për ekipet e zjarrëfikësve në rastet kur do të përdoren dronet. Njohuritë e reja teknologjike do të përforcojnë kapacitetet e ekipeve të zjarrëfikësve dhe cilësinë e ndërhyrjeve në shpëtimin e jetëve dhe realizimim e suksesshëm të misioneve
Drone Day e zhvilluar në 23 shtator 2022 me të rinjtë e shkollave në Burrel në kuadrin e fillimit të projektit për rehabilitimin e Qëndrës Kulturore dhe të Inovacionit.
Organizuar nga Bashkia e Qytetit nën kujdestarinë e Z. Agron Malaj
Një intervistë me ekipin e RTSH1 si pjesë e programit informativ veror për aktivitete në Shqipëri. Ndër to edhe tema aktuale e droneve.
Nga data 20-30 qershor u organizua kursi i parë veror për dronet.
Me datën 9 prill 2022 u organizua në bashkëpunim me Institutin&Kolegjin Harry Fultz, dita a droneve.
Me 16 Korrik 2022 zhvilloi punimet konferenca përfundimtare e programit SKEY ku u diskutuan temat e së ardhmes në fushën e sustainable aviation dhe kryesisht mundësitë e reja dhe projektet e mundshme në të ardhmen. U nënshkrua edhe Memorandumi i Bashkëpunimit midis Autoritetit të Aviacionit Civil dhe DTA
Me 14 dhjetor 2021 u zhvillua konferenca e rradhës pjesë e programit SKEY (Strengthening Key aErospace technologY for smart transport monitoring systEms) në kuadrin e programit Interreg IPA CBC midis Rajonit të Puglias (Itali), Shqipërisë dhe Malit të Zi.
DTA, partneri udhëheqës i programit, nën patronazhin e rrajonit të Puglias, dhe në bashkëpunim me universitetet e Barit, Salentos dhe kompani nga rrajoni organizuan workshopin dhe takime bilaterale midis kompanive shqiptare të përfshira në projekte inovative të fushë së aviacionit. Synimi kryesor ishte bashkëpunimi në fushat e transportit ajror veçanërisht të fushave të reja të UAM (Urban Air Mobility) dhe pregatitja e projekteve të mundshme në të ardhmen midis këtyre vendeve
Me 19 korrik 2021 u zhvillua konferenca e rradhës pjesë e programit SKEY (Strengthening Key aErospace technologY for smart transport monitoring systEms) në kuadrin e programit Interreg IPA CBC midis Rajonit të Puglias (Itali), Shqipërisë dhe Malit të Zi