Albadron it is anëtar i disa organizatave dhe shoqatave të fushës së droneve. Këto shoqata, shumë prej tyre me një histori dhe profil profesional në sektorin e UAS, janë tashmë një pjesë e pamohueshme e komunitetit të operatorëve, prodhuesve, institucioneve akademike dhe ato politike. Këtu përfshihen edhe organizatat dhe institucionet më të rëndësishme të Bashkimit Evorpian në fushën e aviacionit. P.sh. EASA, Eurocontrol etj.
Anëtarësimi i Albadron në këto shoqata ka një vlerë të jashtëzakonshme për të marë informacionet më të reja në fushën e UAS dhe për të qenë i angazhuar në këtë fushë nëpërmjet një rrjeti profesionistësh
Organizata më e madhe në Evropë në fushën e droneve. Me rreth 250 anëtarë nga disa vende si Gjermania, Austria, Zvicra, Italia, Holanda, Bullgaria, Belgjika si dhe Shqipëria.
Një stakeholder i rëndësishëm dhe pikë referimi për të gjitha temat e lidhura me sistemet UAS.
UAVDACH është një nga pikat më të rëndësishme dhe lobistët më profesionalë për anëtarët e saj kundrejt institucioneve evropiane si p.sh. EASA, Eurocontrol dhe ato të vendeve anëtare.
AUVSI është një nga organizatat më të mëdha e përfaqësuar në disa vende të botës. Me qëndër në SHBA, përfshin në programin e saj të gjitha sistemet e manovrimit pa drejtues dhe plotësisht të automatizuar. Fusha e droneve përbën fokusin kryesor të aktiviteteve që zhvillon dhe promovon kjo organizatë
Shoqatë evropiane me anëtarë edhe nga vende jashtë BE-së. Ndër to është edhe Albadron. E fokusuar në sektorin e automjeteve autonome përfshi këtu edhe sistemet UAS.
USE është e angazhuar në hartimin dhe propozimin e platformave të trajnimit për dronet të cilat duhet të harmonizohen dhe aprovohen nga EASA
CIVATA Global (Civic Airt Transport Association) është një nga shoqatat me anëtarë në të gjithë botën e orientuar në UAM (Urban Air Mobility) respektivisht AAM (Advanced Air Mobility), si një sektor me perspektivë dhe interes të madh nga industria dhe investorët.
Po ashtu, CIVATA Global, trajton edhe temat e perceptimit të publikut dhe problemet e lidhura me teknologjitë e droneve në raport me publikun
Droneresponders është një nga organizatat më aktive në promovimin e teknologjive të reja si ato të droneve për ndihmuar në aktivitetet e sigurisë publike, mbrojtjes civile, katastrofave natyrore. Me anëtarë nga shumë vende të ndryshme, Droneresponders ofron një network profesional dhe njohuri të nevojshme.
JEDA (Joint European Drone Associations) është organizata e krijuar kohët e fundit me qëllimin e transmetimit të problematikave në fushën e UAS të anëtarëve nga të gjitha shoqatat aktuale në BE. Me një grup ekspertësh, JEDA lobon në nivele dhe sektorë të ndryshëm në organizatat e lidhura me fushën e droneve. Si p.sh. pranë EASA, Eurocontrol, etj.